26 Nëntor 2016 - 08:31
Korsitë u bën me gëlqere. Garës nuk iu bë shumë publicitet për t'i ikur syrit të regjimit serb. U organizuan gara në shumë disiplina. Për terrenin çfarë ishte, as kohët nuk ishin të këqija. Sipas organizatorëve, në atë kohë diçka tjetër ishte e rëndësishme: mbajtja gjallë e shpresës dhe nderimi i Ditës së Flamurit
Aktivitete të ndryshme sportive po mbahen në vend për nder të 28 Nëntorit, Fitës së Flamurit. Ndonëse jo me ndonjë ngjarje shumë të madhe sportive, festa kombëtare vazhdimisht shënohet nga sportistët kosovarë. Është shënuar edhe në kushte shumë më të vështira, nën okupim, në vitet nëntëdhjetë. Ishte koha kur vetë zhvillimi i aktiviteteve sportive, përkatësisht mbajtja gjallë e sportit vlerësohej sukses i madh në Kosovë.
Sportistët shqiptarë qysh në fillim të viteve nëntëdhjeta ishin larguar nga objektet sportive të vendit, stadiumet dhe palestrat, që shfrytëzoheshin vetëm nga pak sportistë serbë. Kjo bëri që garat e pavarura të Kosovës të organizoheshin në salla e terrene të hapura të shkollave dhe në livadhe që u improvizuan si fusha të futbollit. Anash nuk mbeti as atletika që kohë pas kohe zhvillonte aktivitetet e saj. Nuk kishte se si të mungonin edhe aktivitetet për 28 Nëntorin.
(Detajet mund t’i gjeni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...