25 Nëntor 2016 - 20:29
Ndeshja kryesore e javës në Premier Ligë, do të zhvillohet në Stamford Bridge, aty ku Chelsea e pret Tottenhamin.
Mirëpo, ‘Blutë’ do të ndiejnë mungesën e Terryt i cili është i lënduar dhe nuk mund të paraqitet në këtë sfidë.
“Për ndeshjen e nesërme nuk i kam në dispozicion Terryn dhe Obi Mikelin”, ka thënë Conte për gazetarët.
“John ka një problem muskulor ndërsa Obi është duke u rikuperuar nga një lëndim i mëhershëm. Ende nuk e di nëse Terry është lënduar një ditë më herët derisa luante me grupmoshat U-23”, ka theksuar italiani.
Kujtojmë se Terry ka qenë jashtë fushave për një kohë të gjatë pas një lëndimi që kishte pësuar në muajin shtator.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...