Wengeri i lumtur me përmirësimin e Xhakës

25 Nëntor 2016 - 17:35      

Menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, ka thënë se është shumë i lumtur me mënyrën se si Granit Xhaka po adoptohet me jetën në klub.

Mesfushori me prejardhje nga Kosova, verën e këtij viti u transferua te Arsenali nga Borussia Monchengladbachu dhe deri më tani ka zhvilluar nëntë paraqitje në të gjitha garat.

Wengeri para Xhakës ka preferuar mesfushorët si Santi Cazorla, Francis Coquelin, Mohamed Elneny dhe Aaron Ramsey, por trajneri francez ka insistuar se është i kënaqur me Xhakën.

“Jam i lumtur me angazhimin e tij”, ka thënë Wenger.

“Mendoj se është duke u zhvilluar mirë. Ndoshta nuk ka filluar në shumë ndeshje të këtij sezoni, por po adoptohet në një ligë ndryshe, me një stil ndryshe të lojës. Në përgjithësi jam i lumtur sepse çdo ditë punon shumë dhe jam i bindur se do të luajë më shpesh”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...