Biliq i bindur se do të nxjerrë rezultat pozitiv në Old Trafford

25 Nëntor 2016 - 14:05      

Menaxheri i West Ham Unitedit, Slaven Biliq, është shprehur i bindur se ekipi i tij mund të sigurojë rezultat pozitiv në ndeshjen kundër Manchester Unitedit.

Londinezët do të hyjnë në këtë takim pas humbjes 3 me 2 nga Tottenham Hotspur, derisa Unitedi fillon ndeshjen pas fitores 4 me 0 ndaj Feyenoordit në Europa Ligë.

Biliq ka lavdëruar menaxherin Jose Mourinho, por beson se ekipi i tij mund të sigurojë rezultat pozitiv nëse nuk bën të njëjtat gabime si me Tottenhamin.

“Jose Mourinho është njëri prej më të mirëve. Sipas statistikave, në shtëpi, ata janë më të mirë. Por është e vështirë të qëndrosh në atë standard dhe ndoshta ka rënë [niveli i Unitedit] tani”, ka thënë Biliq.

“Jam i bindur se nëse nuk përsërisim gabimet që i kemi bërë të shtunën, me pak fat, të dielën mund të marrim rezultat”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...