Ibrahimoviq: Rooney meriton më shumë respekt

25 Nëntor 2016 - 12:31      

Zlatan Ibrahimoviq ka pohuar se bashkëlojtari i tij te Manchester Unitedi, Wayne Rooney meriton më shumë respekt për arritjet e tij në futboll.

Rooney është bërë golashënuesi më i mirë i të gjitha kohëve për Unitedin në garat europiane, me golin e realizuar në fitoren 4 me 0 ndaj Feyenoordit në Europa Ligë.

Ibra e ka quajtur Rooneyn si një person fantastik dhe ka thënë se arritjet e tij me klubin duhet të mirëpriten edhe nga mediat.

“Së pari, si person, është fantastik. Kam fatin që e kam njohur si person. Si lojtar, nuk ka fjalë. Ai është lojtar i përkryer; të gjithë e dinë se çfarë mund të bëjë ai dhe çfarë ka bërë”, ka thënë Ibra.

“Mendoj se duhet të vlerësohet si lojtar. Nuk shoh shumë lojtar nga Anglia, të cilët kanë pasur një karrierë si ai, prandaj më vjen keq për situatën në të cilën ishte, por duhet të tregojmë më shumë respekt për të”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...