Rosberg kërkon të shkurorëzojë Hamiltonin në Abu Dhabi

25 Nëntor 2016 - 11:07      

Nuk ka mundur të ishte shkruar më mirë. Stinori rekord me 21 gara i Formula 1 do të përcaktojë kampionin në garën e fundit, të dielën, në Abu Dhabi, shkruan sot Koha Ditore.

Nico Rosberg kryeson kampionatin me 12 pikë epërsi ndaj kolegut të tij te skuderia e Mercedesit dhe kampionit në fuqi dhe të dy edicioneve të fundit, britanikut Lewis Hamilton.

Nëse Hamilton fiton në Abu Dhabi dhe merr 25 pikë, atëherë Rosbergut i duhet të përfundojë jo më poshtë se pozita e tretë, për të fituar titullin e tij të parë të Formula 1. Pilotët e Mercedesit kanë qenë mjaft të barabartë këtë stinor, duke fituar nëntë gara secili.
"Nuk ka qenë stinor perfekt dhe do të kem një mision të pamundur këtë fundjavë. Por unë nuk bën dhe nuk do të dorëzohem", ka thënë Hamilton.

Ndërkohë Rosberg thotë se duhet të futet në garën e së dielës si në çdo garë tjetër.
"Unë duhet ta trajtoj si çdo garë tjetër. Sa më afër fundit që do të jetë gara, aq më i emocionuar do të ndihem. Do të jetë betejë e fortë dhe shpresoj që tifozët të kenë një spektakël të madh për të mbyllur këtë vit", ka thënë gjermani.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...