Futbolli dhe politika bashkojnë tifozët e Celticut dhe Barcelonës

25 Nëntor 2016 - 09:02      

Barcelona dhe Glasgowi mund të kenë dallime në klimë, ushqim dhe kulturë, por kur vjen te futbolli këto institucione kanë pasione të përbashkëta në fushë dhe jashtë saj, shkruan sot Koha Ditore.

Duke u futur në fushën "Celtic Park" para ndeshjes së mërkurës të Ligës së Kampionëve mes Celticut dhe Barcelonës, menjëherë të kthehen kujtimet e lavdisë së kaluar, siç është ajo e "luanëve" të Jock Stein, kur Celticu i udhëhequr nga ai u bë ekipi i parë britanik që ngriti trofeun më të madh të Evropës në vitin 1967.

Vitin e ardhshëm do të jetë 50-vjetori i asaj nate historike, ku 11 djem lokalë - të gjithë me përjashtim të njërit prej 15 lojtarëve sa ishin në skuadër, kishin lindur brenda 16 kilometrave nga "Celtic Park" - mposhtën gjigantët italianë të Interit dhe u bënë të pavdekshëm pasi ngritën trofeun e Evropës.

"Është e pavdekshme, e pavdekshme", thotë tifozi i Celticut, Colin Boyle. "Ajo skuadër përmbledh shpirtin e Celticut, dhe kjo është ajo që ka rëndësi - futboll ekspansiv, të bësh miq në Evropë, një skuadër miqësore e hapur për të gjithë, e hapur për të gjithë pavarësisht fesë, racës apo besimit. Të gjithë janë të mirëpritur". Ai shpirt ishte shumë prezent të mërkurën.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...