25 Nëntor 2016 - 12:43
Love ishte vetëm tri pikë larg rekordit të ligës për pikë të shënuar në cilindo çerek, që e kishte vendosur Klay Thompsoni i Golden Statet Warriorsave, me 37 pikë të shënuara në çerekun e tretë në një ndeshje më 23 janar të vitit të kaluar.
Derisa numri i pikëve të tij po rritej me çdo aksion të Clevelandit, tifozëria në "Quicken Loans Arena" vazhdimisht po bëhej më e zhurmshme në çdo gjuajtje që bënte Love. Love vetëm mendonte të bënte punën e tij.
"Unë nuk po mundohem të jem nonshalant, por nganjëherë kur je në të nxehtë të lojës nuk e ndien me çdo kusht numrin e pikëve që po shënon. Nuk kishte asgjë të pazakontë sa i përket lojës dhe ritmit. Unë thjesht po ndieja sa bashkëlojtarët po më gjenin të lirë dhe po tentoja", ka thënë Love.
LeBron James ka regjistruar "triple-doublen" e 44-t në karrierë, duke shënuar 31 pikë, 10 kërcime e 13 asistime, por vlerësoi se nata i takoi Lovet.
(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...