Legentil e kishte shokuar Majlindën, tani e admiron atë

25 Nëntor 2016 - 08:33      

Christianne Legentil ka një shpjegim të veçantë për atë se si ia doli ta befasojë Majlinda Kelmendin në Lojërat Olimpike "Londra 2012", shkruan sot Koha Ditore.

Legentil 24-vjeçare kishte shokuar sportisten më të mirë kosovare, duke e mposhtur në raundin e dytë të Lojërave Olimpike të vitit 2012. Majlinda ishte favorite absolute në luftë dhe ishte në epërsi, por një moment pakujdesie i kushtoi me humbje. Legentil fitoi me "Ippon" dhe më pas u rendit e shtata që për këtë xhudiste nga Mauriciusi ishte sukses shumë i madh.

Majlinda mbeti pa plasman, por atë lëshim e kompensoi katër vjet më vonë, në Lojërat Olimpike "Rio 2016". Majlinda në Rio fitoi medaljen e artë olimpike, për sukses historik, ndërsa rrugës deri te medalja më e vlefshme e mposhti edhe Legentilin.
Në Londër katër vite më parë, Majlinda ishte ndër bartëset kryesore, ndërsa Legentil ishte shumë poshtë në ranglistë, rreth pozitës së 100-të.

"Unë thjesht nuk e kam njohur Majlindën në Londër. Unë bëja karrierë në kategorinë deri 48 kilogramë si juniore, deri pak para Lojërave Olimpike. Ndërkohë kalova në kategorinë deri 52 kilogramë kur dola në nivelin senior. Fitorja ndaj Majlindës për mua nuk ishte befasi, pasi unë kisha ushtruar për paraqitje të mirë në Londër. Po ashtu nuk kisha stres para luftës dhe kjo ishte pozitive për mua. Nuk kisha stres pasi nuk e kam njohur atë", ka thënë Legentil të martën për gazetën.

(Tekstin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...