24 Nëntor 2016 - 23:03
Sulmuesi kamerunas mund të dënohet me 10 vjet burg dhe një gjobë prej 14 milionë eurove, pasi akuzohet për evazion fiskal.
Sipas gazetës El Pais, Eto’o ka shmangur pagesat e tatimeve për tri vite rresht sa ishte pjesë e Barcelonës, të cilat kapin vlerën e 3.5 milionë eurove. Kjo nuk është hera e parë që Eto’o akuzohet për një gjë të tillë, por kësaj radhe prokuroria po kërkon dënimin më të rëndë.
Eto’o që aktualisht luan te skuadra turke Antalyaspor, nuk është futbollisti i parë i Barcelonës, që akuzohet për evazion fiskal, pasi që me të njëjtin problem janë ballafaquar edhe Lionel Messi, Javier Mascherano dhe së fundmi Neymar.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...