24 Nëntor 2016 - 22:13
Ish-reprezentuesi i Anglisë ka pasur 710 paraqitje për “Të Kuqtë” në karrierën 17-vjeçare në Anfield, para se të kalonte në MLS në Amerikë te Los Angeles Galaxy.
36-vjeçari sot njoftoi se nuk planifikon të vazhdojë karrierën dhe synon të futet në botën e menaxhimit.
“Dera është gjithmonë e hapur për Gerrardin. Nga ana jonë, nëse ai dëshiron ndryshime në karrierë, ne duam t’i ndihmojmë. S’kemi çfarë të themi më shumë”, ka thënë gjermani.
Gerrard me Liverpoolin ka fituar Ligën e Kampionëve më 2005, dy trofe të FA Cup, tri Kupa të Ligës dhe një UEFA Cup, por asnjëherë Premier Ligën.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...