Wenger: S’ka arsye për panik te Arsenali

24 Nëntor 2016 - 17:04      

Trajneri i Arsenalit, Arsene Wenger, thotë se nuk ka arsye për panik në klubin e tij pas barazimit të tretë rresht, ndaj Paris Saint-Germainit të mërkurën.

“Topçinjtë” janë të pamposhtur qe 18 ndeshje, por Wenger pranon se ekipi i tij ka humbur ritmin në javët e fundit ku ka barazuar tre herë rresht në të gjitha garat.

“Nuk kemi humbur ndeshje, por kemi humbur ritmin pak. Por kemi luajtur kundër një ekipi të fortë. Mendoj se ka një shpirt të veçantë në skuadër dhe vazhdimësi të rezultateve. Jemi të pamposhtur që 18 ndeshje. Nganjëherë kaloni në një formë, kur keni fitoni pak. Krejt varet nga ne a do të vazhdojmë pa humbje, por edhe të kthejmë barazimet në fitore. Nuk ka arsye për panik”, ka thënë ai.

Arsenali ka edhe dy ndeshje në muajin e “mbrapshtë” për klubin, nëntor, ndaj Bournemouthit të dielën në Premier Ligë dhe ndaj Southamptonit në EFL Cup tri ditë më vonë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...