Gjiganti anglez rikthehet në garën për Draxlerin

24 Nëntor 2016 - 10:06      

Arsenali raportohet se gjatë muajit janar do të tentojë të sigurojë shërbimet e mesfushorit të Wolfsburgut, Julian Draxler, pas raportimeve se atij do t’i lejohet largimi nga klubi gjerman.

23-vjeçari e bëri të qartë se në fund të këtij sezoni dëshiron largimin dhe gjatë verës ai refuzoi shumë oferta për largim nga Gjermania.

Në mesin e klubeve që dërguan ofertë për mesfushorin gjerman ishte edhe menaxheri i Arsenalit, Arsene Wenger, i cili sipas The Sun, ende është i interesuar për shërbimet e tij.

Drejtori sportiv i Wolfsburgut, Klaus Allofs, pranoi se sulmuesi i talentuar do të largohet dhe se klubi është i gatshëm të pranojë ofertat edhe gjatë muajit janar.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...