24 Nëntor 2016 - 09:03
Kjo ka çuar te thirrjet që Douglas Ross që të japë dorëheqjen nga posti i tij si zëdhënës në parti.
Ai ishte ndihmësrefer të martën mbrëma në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndërmjet Sportingut të Lisbonës e Real Madridit, të cilën e fitoi skuadra spanjolle 1:2 dhe kjo nënkuptoi se ai nuk ishte në gjendje të merrte pjesë në Komisionin e grupit parlamentar për drejtësi në Parlamentin e Skocisë.
Ross fiton 40 mijë funte në vit si ndihmësrefer, transmeton Koha Ditore.
Ai po ashtu është këshilltar i Këshillit Moray dhe udhëtimi i tij për në Portugali nënkuptoi se ai humbi edhe takime të tjera të Parlamentit, të martën.
Parlamentari skocez, Ben Macpherson, thotë se nuk është hera e parë që Rossit i ka penguar referimi në punën e tij parlamentare. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...