Barça kalon grupin si e para, City mbetet i dyti

23 Nëntor 2016 - 22:36      

Barcelona ka mposhtur Celticun me rezultat 2 me 0 për të siguruar fazën e ardhshme të Ligës së Kampionëve nga pozita e parë e Grupit C.

Lionel Messi me dy gola i dha fitoren e rëndësishme Barçës. Argjentinasi shënoi në minutat 24 dhe 55.

Në takimin tjetër të këtij grupi, Manchester City barazoi si mysafir me Borussia Monchengladbachun.

Raffael te Gladbachu e Silva te City shënuan golat për barazimin 1 me 1. Dy ekipet mbyllën ndeshjen me nga një futbollist më pak në fushë pasi Stindl e Fernandinho u ndëshkuan me të kuq.

Në Grupin C, Barcelona siguron pozitën e parë me 12 pikë, katër më shumë se City. Gladbachu ka pesë e Celticu vetëm 2.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...