Milani i bindur se do ta transferojë Kovaçiqin gjatë janarit

23 Nëntor 2016 - 17:26      

Milani raportohet se është duke vëzhguar nga afër mesfushorin kroat të Real Madridit, Mateo Kovaçiq.

Klubi nga Milano ishte i lidhur me transferimin e tij edhe gjatë verës, por Reali refuzoi largimin e futbollistit.

Sipas “La Repubblicas”, Milani ka vëzhguar 22-vjeçarin në ndeshjen e Realit me Sportingun të martën në Ligën e Kampionëve dhe është i bindur se “Mbretërit” do të pranojnë ofertën për të shitur futbollistin gjatë janarit.

Kovaçiq pati probleme për të gjetur vend në ekipin e parë të Realit, por sivjet ka pasur 15 paraqitje duke shfrytëzuar mungesën e mesfushorëve të tjerë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...