Mourinho dëshiron zgjatjen e kontratës me Unitedin

23 Nëntor 2016 - 16:40      

Trajneri i Manchester Unitedit, Jose Mourinho, ka deklaruar se “do të donte” të qëndronte në Old Trafford edhe më shumë se që parasheh kontrata e tij trevjeçare.

Mourinho ka nënshkruar kontratë trevjeçare me “Djajtë e Kuq” gjatë verës pasi zëvendësoi Louis van Gaalin, dhe tani ka deklaruar se dëshiron që të marrë me meritë ofertën për zgjatje të kontratës.

“Shkojmë hap pas hapi. Jam në fillim të kontratës sime, jam në fillim të procesit andaj shkojmë hap pas hapi. A do të doja që të qëndroja këtu më shumë se tre vjet? Po, do të doja shumë”, ka thënë 53-vjeçari.

Unitedi duhet të shmangë humbjen të enjten nga Feyenoordi në Ligën e Evropës në mënyrë që të mbesë në garë.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...