“Arena Kombëtare” do t’i japë Tiranës një arsye krenarie [video]

23 Nëntor 2016 - 15:49      

Tiranë, 23 nëntor - Kryeministri Edi Rama tha të mërkurën se stadiumi i ri “Arena Kombëtare” do t’i japë Tiranës një arsye krenarie.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Rama shkruan “kantieri mbresëlënës i Arenës Kombëtare, stadiumi europian i kuqezinjve, që do t’i japë Tiranës një arsye të re krenarie, një hapësirë të re publike e rekreative në 7 ditë të javës, po edhe do të fusë Shqipërinë në hartën e UEFA-s, si vend që mund të mikpresë edhe finale të Superkupës Europiane”.

Postimi i kryeministrit shoqërohet nga një video ku prezantohet puna për ndërtimin e Arenës Kombëtare.

Stadiumi “Arena Kombëtare” është parashikuar të ketë një kapacitet prej 22.500 spektatorë. Stadiumi do të jetë i kategorisë 4, sipas standardeve të UEFA-s (kategoria maksimale). Arena Kombëtare do të ruajë pjesën ballore të stadiumit ekzistues, e cila është shpallur Monument Kulture.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...