FIFA përfshin në listat e saj katër gjyqtarë nga Kosova

23 Nëntor 2016 - 09:31      

Nga edicioni 2017/18, arbitrat e Kosovës pritet të përfshihen në listat e FIFA-s për të drejtuar ndeshjet e futbollit në garat evropiane, shkruan sot Koha Ditore.

FIFA ia ka konfirmuar Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) se katër arbitra nga Kosova janë përfshirë në listat për t'iu nënshtruar testimeve dhe për të ndjekur seminaret, në mënyrë që të jenë të gatshëm për edicionin e ardhshëm.

Arbitrat Genc Nuza, Bujar Selimaj, Fatlum Berisha e Lumturie Muhadri priten të jenë arbitrat e parë ndërkombëtarë nga Kosova, pas luftës. Ata do të marrin gradën fillestare, nëse kalojnë testet.

Në fakt, FFK-ja kohë më parë ka dërguar në FIFA një listë me emrat e arbitrave që plotësojnë kriteret për të ndarë drejtësinë në arenën ndërkombëtare, por vetëm katër prej tyre janë përzgjedhur. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...