22 Nëntor 2016 - 22:40
Kampioni italian fitoi 3 me 1 për të dalë në pozitën e parë të Grupit H një xhiro para mbylljes së kësaj faze.
Pareja realizoi golin e parë në ndeshje për Sevillën. Ai shënoi në minutën e nëntë.
Në minutën e 36-të Sevilla mbeti me një futbollist më pak në fushë, pas kartonit të kuq që mori Vazques.
Juve shfrytëzoi këtë epërsi të lojtarëve në fushë. Claudio Marchisio barazoi rezultatin në minutën e fundit të pjesës së parë, ndërsa Leonardo Bonucci shënoi për 2 me 1 në minutën e 84-të.
Për 3 me 1 u përkujdes Mario Manxhukiq që realizoi në fund të takimit.
Juve në tabelën e këtij grupi tani ka 11 pikë, një më shumë se Sevilla. Xhiroja e fundit vendos për kreun dhe pozitën e dytë të grupit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...