22 Nëntor 2016 - 19:32
Sezonin e kaluar City arriti deri në gjysmëfinale të garës evropiane ndërsa sivjet paralajmëruan se mund ta fitojnë trofeun kur mposhtën Barcelonën 3 me 1.
Guardiola ka thënë se ekipin e tij e pret rrugë e gjatë për të arritur nivelin e Real Madridit dhe Barcelonës, por ka insistuar se është i fokusuar për ndeshjen e së mërkurës mbrëma kundër Borussia Monchengladbachut.
“Ata janë ekip i mirë dhe kanë mentalitet të mirë. Do të shohim nesër nëse do të fitojmë”, ka thënë Guardiola.
“Jemi të lumtur që mposhtëm Barcelonën, por ajo është vetëm një ndeshje. Nuk mund të jemi favoritë për ta fituar garën. Barça dhe Real Madridi janë aty çdo vit. Jam duke tentuar që vitin e ardhshëm të jemi aty”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...