22 Nëntor 2016 - 18:11
Mourinho mori drejtimin e klubit nga Old Traffordi gjatë kësaj vere kur Unitedi shkarkoi Louis van Gaalin. Trajneri holandez fitoi FA Cup, por dështoi në garën për titull.
Blind ka pohuar se dy menaxherët kanë stil të ndryshëm të lojës, por kanë ngjashmëri në disa aspekte.
“Jam me fat që kam punuar me trajner të mëdhenj. Kam mësuar shumë nga Mourinho dhe ai është i mirë”, ka thënë Blind. “Ai është i ngjashëm me Van Gaalin sa i përket përkushtimit të tyre për ekipin. Ata kanë punuar së bashku prandaj them se nuk është koincidencë”.
“Ai [Mourinho] është më i fortë taktikisht, por filozofia e tij nuk është ndryshe se ajo e Van Gaalit. Ai është direkt, por mendoj se jemi në rrugën e duhur si ekip”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...