Deschamps i hap dyert e rikthimit Benzemas

22 Nëntor 2016 - 14:44      

Karim Benzema mund të kthehet në përfaqësuesen franceze pas afro një viti.

Sulmuesi i Real Madridit ishte përjashtuar përkohësisht nga kombëtarja e Francës, pasi akuzohej se e kishte shantazhuar, Mathieu Valbuenan në lidhje me një video incizim të këtij të fundit.

Sipas trajnerit të ‘Les Bleus’, Didier Deschamps, sulmuesi i Realit mund të kthehet në kombëtare, por vetëm nëse kjo është në interes të ekipit të Francës.

“Unë nuk kam asnjë problem me Benzeman. Kjo është një histori e krijuar nga mediat”, ka thënë Deschamps për beIN Sports.

“Është e qartë se ai ka qenë një lojtar i rëndësishëm për Francën, por të gjithë e dimë se kanë ndodhur disa gjëra. Çdoherë që unë marrë ndonjë vendim, dua që ai të shkojë në të mirë të ekipit”.

“Kjo nuk do të thotë që situata e Benzemas të mbetet e njëjta edhe pas katër ose gjashtë muajsh. Momentalisht ekipi është duke luajtur shumë mirë, por do të vijë koha kur do të bëhen ndryshime”.

“Nëse e ftoj Benzeman në kombëtare, do të thotë se duhet ta inkuadrojë në lojë. E njëjta gjë vlen edhe për Patrice Evran. Këta janë lojtarë që nuk mund të qëndrojnë në bankë, pasi që kanë një status të veçantë në kombëtare”, ka përfunduar Deschamps, transmeton KP.

Franca kryeson Grupin A me 10 pikë pas katër ndeshjeve të para në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Rusi 2018’.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...