Veprimtari vushtrrias në Zvicër vesh gjyqtarët e futbollit në Kosovë

22 Nëntor 2016 - 13:51      

Nënkryetari i FFK-së, Agim Ademi, bashkë me kryetarin e Komisionit për gjyqtarë, Përparim Hasani, pritën sot veprimtarin dhe dashamirin e futbollit të Kosovës, Mehmet Jusufin nga Vushtrria, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Falë angazhimit të tij dhe të djalit të tij Mirsad Jusufi, gjyqtar në Ligën e Dytë të Zvicrës, solli në FFK komplete të veshjes për gjyqtarë.

Me këtë rast nënkryetari Ademi duke e falënderuar veprimtarin Jusufi e njohu për zhvillimin e futbollit të Kosovës me vështirësitë dhe me rrugëtimin e FFK në pranimin në UEFA dhe FIFA. Njerëzit në mërgatë kanë ndihmuar dhe po vazhdojnë ta ndihmojnë Kosovën në të gjitha fushat, sikur edhe në futboll, e që kjo dhuratë për gjyqtarët është e mirëseardhur në një kohë shumë me rëndësi. Mërgata ishte krah i fortë i Kosovës në të gjitha periudhat, theksoi Ademi.

Mehmet Jusufi me modesti u shpreh se është i lumtur nëse sadopak ka arritur të japë një kontribut për vendin dhe futbollin e Kosovës. Ne do të angazhohemi që kjo ndihmë modeste të shtohet sikur që do të orvatemi të ndihmojmë futbollin e Kosovës edhe në organizmin e ndeshjeve, në veçanti me grup-moshat e reja U-10 deri U-13, që ekipet e Kosovës t’u mundësohet pjesëmarrja në turnetë e ndryshme që organizohen në Zvicër.
Po ashtu edhe kryetari i Komisionit për gjyqtarë Përparim Hasani ka falënderuar Mehmet Jusufi si dhe kolegun e tyre Mirsad Jusufi për këtë dhuratë shumë domethënëse.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...