Atletika ruse vazhdon të goditet nga skandalet e dopingut

22 Nëntor 2016 - 11:31      

Ruses Yulia Zaripovas i është marrë medalja e artë e fituar në garën 3.000 metra vrapim me pengesa në Lojërat Olimpike "Londra 2012", ka njoftuar Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC), të hënën.

Zaripova, që është testuar pozitive me substancën e ndaluar turinabol, ka qenë në mesin e 12 sportistëve, duke i përfshirë shtatë medalistë, që janë diskualifikuar nga garat e tyre pas ritestimeve të mostrave të marra nga "Londra 2012", raporton Reuters.

Zaripova ishte pritur të humbiste medaljen pasi ishte suspenduar për dy vite e gjysmë nga Agjencia Ruse e Antidopingut (RUSADA) në janar të vitit 2015, meqë pasaporta e saj biologjike kishte treguar abnormalitete, përcjell Koha Ditore.

Rezultatet e saj nga 20 qershori deri më 20 gusht të vitit 2011 dhe nga 3 korriku deri më 3 shtator të vitit 2012 janë anuluar... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...