Berishës i shtyhet marrja e shtetësisë së Australisë

22 Nëntor 2016 - 09:16      

Sulmuesi kosovar Besart Berisha nuk do të jetë në gjendje të bëhet shtetas i Australisë para stinorit të ri, njoftojnë mediumet australiane, përcjell Koha Ditore.

Pasi ka marrë lejen e banimit të përhershëm muajin e kaluar, sulmuesi i Melbourne Victoryt, kishte shpresuar të merrte shtetësinë në muajt në vijim, me mundësi në Ditën e Australisë më 26 janar.

Por është konfirmuar se Berisha duhet të presë së paku deri në tetor të vitit të ardhshëm për t'u bërë shtetas i Australisë. Për të qenë i kualifikuar për shtetësinë e Australisë, një person duhet të jetojë në Australi në rezidencën e përhershme së paku për një vit.

Qeveria nuk ka asnjë fuqi ndaj Aktit të Shtetësisë Australiane për të shpejtuar procesin e natyralizimit.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...