Llapi po mendon për Evropë

22 Nëntor 2016 - 11:14      

Trajneri Tahir Batatina ka më shumë se një vit që thotë se me Llapin do të bëjë gara në Evropë. Është i bindur se këtij qëllimi do t'ia arrijë. Dhe, sinjalet janë të mira.

Llapi po fiton ndeshje pas ndeshjeje, madje edhe kundër skuadrave më të forta, shkruan sot Koha Ditore.

"Jam i bindur se do të jemi në vendin e parë ose të dytin dhe do ta fitojmë Kupën", shpreh optimizmin trajneri Batatina. Skuadra që e udhëheq, aktualisht është në pozitën e tretë me 32 pikë, dy më pak se liderja, Prishtina, dhe një më pak se Trepça '89.

Rezultatet e arritura nga Llapi për trajnerin Batatina nuk janë befasuese. Thotë se janë arritur me punë të madhe në të gjitha aspektet. Shton se skuadra e tij është duke e bërë lojën më të bukur në Superligë.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...