Feniksi nis misionin e vështirë në Kazakistan

22 Nëntor 2016 - 10:05      

Trajneri Beni Simitçiu pranon se Feniksi është autsajder i grupit të raundit elitar të UEFA Futsal Cup, por shton se synimet e ekipit nga Drenasi janë të avancojë në pjesën finale të këtij turneu që do të mbledhë katër skuadrat më të mira të Evropës.

Feniksi të hënën mbrëma ka arritur në qytetin Almaty të Kazakistanit, ku do të zhvillohen ndeshjet e Grupit A, pjesë e të cilit janë edhe ekipet si Kairat Almaty (Kazakistan), Nikars Riga (Letoni) dhe Real Rieti (Itali), shkruan Koha Ditore.

Ndeshjet e këtij grupi do të zhvillohen në multiarenën që njihet me emrin "Almaty Arena" e që është hapur më 18 shtator të këtij viti dhe ka kushtuar rreth 150 milionë euro.

Duelet në kuadër të këtij grupi do të fillojnë të enjten (24 nëntor) dhe do të përfundojnë të dielën (27 nëntor).... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...