Foto: Koha / ilustrim

Grip do të donte të ishte ende ndihmës i Bunjakit

22 Nëntor 2016 - 08:54      

Tord Grip më nuk do të ulet pranë Albert Bunjakit gjatë ndeshjeve të përfaqësueses së Kosovës në futboll.

Trajneri i njohur suedez pranë Bunjakit nuk është parë as në tri ndeshjet e kaluara, ndaj Kroacisë, Ukrainës e Turqisë, shkruan Koha Ditore. Grip për një kohë ishte ndihmës i Bunjakit, ndërsa së fundi me të ishte në fillim të shtatorit për ndeshjen me Finlandën.

Federata e Futbollit e Kosovës nuk ka dhënë ndonjë informatë për përfundimin e bashkëpunimit me Gripin, që nuk ka pasur pagë për punën që ka bërë. Të paktën kështu ka deklaruar vetë ai.

Ndonjë shpjegim nuk ka marrë as vetë Grip nga Federata kosovare e futbollit, por 78-vjeçari e di që më nuk është në shtabin teknik të përfaqësueses së Kosovës.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...