21 Nëntor 2016 - 22:20
I pyetur nga TopChannel se a i mungon lidershipi i Canës, që u pensionua pas Euro 2016, dhe se a ka kapiteni i ri Ansi Agolli aftësitë e njëjta për të motivuar skuadrën, De Biasi ka thënë se eksperienca nuk është e njëjtë megjithatë nuk është duke menduar më për Canën.
“Cilësia nuk i mungon si njeri, apo eksperienca sigurisht si lider. Gjithsesi nuk mund të mendojmë për ata që nuk janë, duhet të mendojmë për ata që janë. Nëse flasim për Lorik Canën dhe Europianin, për fat të keq nuk mund të flasim për probleme të jashtëzakonshme”, ka thënë De Biasi.
Ai ka shtuar se pa Canën ekipi i tij ka bërë disa paraqitje të mira dhe merr për bazë vetëm paraqitjet si ekip dhe jo si individë.
“Çdo person është i ndryshëm, ne nuk kërkojmë një Lorik Cana, ne kërkojmë një skuadër. Ne nuk duhet të varemi nga individët. Pa Canën kemi fituar ndaj Rumanisë në Europian dhe kemi bërë ndeshje të bukura. Kështu që besoj se është problem për t’i personalizuar gjerat, besoj parimisht se duhet të jetë një skuadër dhe duhet të japë 100%”, ka shtuar italiani.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...