Portieri sirian po i rindërton jetën e karrierën në Angli

21 Nëntor 2016 - 10:55      

Hi dhe rrënoja ishte gjithçka çfarë i kishte mbetur Fahd Salehut kur jeta të cilën e njihte në Siri u shkatërrua nga lufta.

Zhurma e të shtënave me armë, beteja e përgjakshme vrastare nëpër rrugë mes rebelëve dhe milicisë pro-Assadit në afërsi të shtëpisë së tij në qytetin Homs, e bindën atëbotë babanë e një fëmije që të shpërngulte familjen e tij të re te shtëpia e prindërve, përcjell Koha Ditore.

Ishte një vendim që mund t'u ketë shpëtuar jetët, pasi me t'u kthyer ai pa shtëpinë e shkatërruar, një pamje që e shtyu të largohej nga vendi dhe përfundimisht të vendosej në Angli katër vjet më vonë, shkruan BBC.

"Të humbasësh shtëpinë është më mirë se të humbasësh jetën, ishte koha për të shpëtuar familjen. U ktheva për të parë se çfarë po ndodhte, për të parë nëse mund të shpëtoja disa gjëra, por çdo gjë ishte djegur. Ishte një dhomë ndeje ku i kisha të gjitha gjërat me vlerë, medaljet e trofetë, dhe të gjitha ishin zhdukur. Shtëpia për të cilën kam punuar fort, shtëpia dhe jeta që kam punuar fort të krijoj, u zhduk në një moment", thotë Saleh….(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...