Foto: Reuters

Messi paguan rrogat e stafit të sigurimit të përfaqësueses

21 Nëntor 2016 - 09:40      

Lionel Messi mbulon distancë të madhe në fushë duke vrapuar, por argjentinasi duket i interesuar të jetë i madh edhe jashtë fushës.

Superylli i Barcelonës ka vendosur të mbulojë pagat e papaguara të stafit të sigurimit të përfaqësueses së Argjentinës në futboll, siç raporton gazetari Juan Palo Varsky, përcjell Koha Ditore shkrimin e Daily Mail.

Gazeta "Sport" ka raportuar se Messi 29-vjeçar është kontaktuar nga punëtorët që nuk janë paguar për disa muaj, pak para ndeshjes kundër Brazilit para disa ditëve.

Gazetari Varsky duke folur për radion "Metro 95.1", ka thënë: "Lionel Messi ishte në dhomën e tij duke pritur për ndeshjen kundër Brazilit në Belo Horizonte, kur dikush trokiti në derë. Ishin dy-tre persona, të gjithë të sigurimit që kujdesen për skuadrën e Argjentinës dhe i thanë: 'Leo, duhet të flasim me ty. Për pesë-gjashtë muaj nuk na kanë paguar. Situata është e komplikuar, je kapiteni i skuadrës, na njeh ne, dhe po të kërkojmë ndihmë'"....(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...