Kosova, shtet i ri me probleme të reja

21 Nëntor 2016 - 08:36      

Mediumi i njohur i futbollit World Soccer i ka kushtuar një shkrim zhvillimeve të fundit në Kosovë, të cilin e sjell sot Koha Ditore.

Për pak momente, çdo gjë - me përjashtim të disa flakadanëve që kishin mbushur fushën - ishte zhdukur nga pamja. Ishin zhdukur dy minare të bardha që zakonisht shihen nga stadiumi i Gjilanit.

Ishin zhdukur dy rreshta të policisë së trazirave që po patrullonin para tribunës kryesore me rreth 10 mijë tifozë përballë, të gjithë të mbuluar me një re monstruoze të kaltër të krijuar nga tymi. Në anën tjetër të fushës, një skenë e ngjashme po ndodhte, por reja e tymit ishte e kuqe.

Dëshmia e vetme që po luhej një ndeshje e futbollit ishte zhurma e madhe e daulleve dhe brohoritjet që po rriteshin nga mjegulla e krijuar.

Ishte hera e pestë që referi ndërpreu ndeshjen më të madhe në Superligën e Kosovës në futboll, derbin e qytetit mes të kuqve të Gjilanit dhe të kaltërve të Dritës. Në 20 vitet e fundit kjo përballje ka mbledhur dhjetëra e mijëra tifozë, megjithëse Kosova mbetet në harresë politike dhe sportive pas luftës për pavarësi nga Serbia.

Lufta la të vdekur mijëra dhe la Kosovën si republikë të vetëdekluar, ndonëse zyrtarisht është e panjohur nga Kombet e Bashkuara.

Derbi i Gjilanit ka një rëndësi më të madhe sot. Në maj, Kosova është pranuar nga UEFA. Pas viteve të izolimit, të bllokuar nga pjesa tjetër e botës së futbollit, këtë stinor kampioni i Kosovës do të kualifikohet për garat evropiane.... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...