Foto: Reuters

Aubameyang thotë se Dortmundi është rikthyer në garë për titull

20 Nëntor 2016 - 15:49      

Fitorja e mbrëmshme kundër Bayern Munichut e ka rikthyer në garë për titull të Bundesligës skuadrën e Dortmundit, sipas sulmuesit Pierre-Emerick Aubameyang.

Dortmundi fitoi mbrëmë me rezultat prej 1-0 kundër Bayernit, me golin e shënuar nga Aubameyang, transmeton Koha.net.

“Ishte vërtetë fitore e rëndësishme. Më në fund jemi përsëri në garë për titull dhe duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Duhet të fokusohemi në ndeshjet tona dhe nuk duhet të shpërqendrohemi nga ajo se çfarë po bëjnë ekipet e tjera”, ka thënë Aubameyang.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...