Ronaldo: E dua Topin e Artë, ky është sezoni më i mirë i imi

20 Nëntor 2016 - 14:39      

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo ka thënë se e dëshiron Topin e Artë, çmim ky që i jepet lojtarit më të mirë në botë, dhe thotë se ky ishte sezoni më i mirë i tij.

31 vjeçari është në mesin e favoritëve për ta fituar këtë çmim në këtë vit, transmeton Koha.net. Ai shënoi 51 gola në 48 ndeshje për Real Madridin në të gjitha garat në sezonin e kaluar, përfshirë këtu 16 në 12 takime të Ligës së Kampionëve.

Ai ndihmoi Realin të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve, si dhe Portugalinë të shpallet kampion i Evropës me tre gola të shënuar në Euro 2016.

“Kam bërë gjithçka për këtë sezon. Fituam Ligën e Kampionëve, fitova Ervopianin me Portugalinë. Vota nuk varet nga unë dhe nuk dua të jep i obsesionuar nga kjo, por nëse më pyesni nëse e dua Topin e Artë, atëherë ju them se po. Ky vit ka qenë i jashtëzakonshëm për mua, me të gjitha trofetë. Ky është sezoni im më i mirë padyshim”, thotë Ronaldo për Telefoot.

Fituesi i Topit të Artë, i cili votohet nga paneli i gazetarëve nga mbarë bota, do të shpallet më 13 dhjetor.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...