Foto: Reuters

Klubi anglez 230 milionë euro për Messin

20 Nëntor 2016 - 13:26      

Manchester City po përgatit një shumë prej 230 milionë eurosh për të marrë shërbimet e Leo Messit vitin e ardhshëm.

Sipas “Mirror”, drejtuesit e klubit anglez po mendojnë një plan që do i lejojë të paguajnë te Barcelona pak më shumë se 100 milionë euro, ndërsa Messit t’i japin një pagë javore prej 600 mijë eurosh në javë.

City është i bindur se me emërimin e Guardiolës trajner, janë në avantazh për të firmosur me yllin argjentinas të futbollit, transmeton TCH.

29-vjeçari ka një klauzolë prej 250 milionë eurosh në kontratën e tij aktuale, që skadon në vitin 2018 dhe Barcelona e di shumë mirë se nëse nuk rinovon së shpejti me Messin, do e shikonte veten të detyruar që ta shiste verën e ardhshme. Nëse nuk do e shesë, do të rrezikojë që në vitin 2018 ta humbasë me kosto 0.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...