20 Nëntor 2016 - 09:21
Edhe pse është rritur me këto tregime, Rinori asnjëherë nuk ka mundur ta paramendonte veten si boksier. Por, as babai Xhevdeti nuk ka insistuar që i biri të shkonte hapave të njëjtë, shkruan Koha Ditore.
Pak a shumë, edhe Xhevdeti ka pasur një ndjenjë që Rinori nuk do t'i përkushtohej boksit dhe për këtë arsye as që i ka bërë presion. Në fund, Rinori ka bërë zgjedhjen e tij dhe tashmë ai është basketbollist i ekipit të parë të Sigal Prishtinës, me të cilin ka debutuar vitin e shkuar. Plejmejkeri 19-vjeçar llogaritet si e ardhmja e basketbollit kosovar.
"Si i vogël, kur dilja me babin, njerëzit që na ndalonin më thoshin se babai im ishte një legjendë e sportit të Kosovës për shkak të sukseseve të mëdha që i ka arritur në boks", shpjegon Rinori... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...