Foto: Koha

Ëndrra e shuar e Hasanit në derbin e madh gjilanas

20 Nëntor 2016 - 09:01      

Liridon Hasani nuk e kishte menduar që do të përfundonte në një punë krejtësisht tjetër prej asaj që e kishte dashur nga fëmijëria - futbolli. Nuk e kishte paramenduar që karriera e tij e futbollistit do të përfundonte para kohës, shumë para kohës.

Por ish-sulmuesi ndër më të mirët në histori të klubit Gjilani, që sot punon si kamerier në një lokal në Gjilan, më 3 prill të vitit 2011 pati pësuar një lëndim të rëndë në kokë gjatë derbit më të zjarrtë në Kosovë, Gjilani - Drita. Hasani ishte pjesë e Gjilanit, shkruan Koha Ditore.

"Ishte një goditje shumë e madhe për mua, pasi e gjithë ëndrra ime u shua", thotë Hasani në një bisedë për gazetën.

Nga lëndimi i pësuar në kokë, Hasani pati qenë edhe në rrezik për jetën. Pati qëndruar në gjendje kome për 16 orë... (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...