Grushte në ndeshjen Vllaznia-Tirana [video]

19 Nëntor 2016 - 22:23      

Trajneri i skuadrës së basketbollit Vllaznia, Bledar Gjeçaj, dhe basketbollisti i Tiranës, Erkand Karaj, kanë pasur një përplasje që ka degjeneruar në grushte. Incidenti ndodhi në sfidën e Superligës, Vllaznia-Tiranë, që u luajt në Shkodër.

Në një moment, situata tensionohet në sallën sportive dhe në fushë hyjnë të gjithë lojtarët e stolit dhe pjesëtarët e stafeve teknike. Në këtë moment, edhe Gjeçaj e Karaj afrohen dhe ndezin edhe më shumë situatën.

Siç duket në videon që u publikua në rrjetet sociale, Gjeçaj e Karaj grushtojnë njëri-tjetrin. Falë ndërhyrjes së personave të tjerë, kjo përleshje mbetet me aq, transmeton tch.

Pas shtensionimit të situatës, ndeshja vijoi dhe Tirana arriti të marrë një fitore 84-66 dhe tashmë kryeson e vetme në klasifikim.

Flamurtari u mposht nga Ardhmëria 82-42, ndërsa Teuta fitoi ndaj Kamzës në shtëpinë e këtyre të fundit me rezultatin 90-83.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...