Foto: Reuters

Barcelona vetëm një pikë ndaj Malagas

19 Nëntor 2016 - 18:11      

Në mungesë të Suarezit, Messit e Iniestas gjiganti katalunas Barcelona nuk arriti më shumë se një barazim në përballjen e sotme kundër Malagas.

Rezultati përfundimtar i takimit ishte 0-0, raporton Koha.net.

Barcelona përkundër që pati 80 për qind topin në këmbët e veta dhe bëri 24 goditje në total në drejtim të portës kundërshtare nuk arriti të gjejë rrugën e golit.

Katalunasit nuk e shfrytëzuan as epërsinë e një lojtari më tepër në fushë pas përjashtimit të Llorentes në minutën e 68, kurse në minutën e 90+7 Malaga mbetet edhe me një lojtar tjetër më pak në fushë kur Carlos ndëshkohet me të kuq.

Pas këtij barazimi Barcelona mban vendin e dytë me 26 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...