19 Nëntor 2016 - 15:36
Kryeqytetasit kanë zhvilluar ndeshje me të mirë se pejanët, duke arkëtuar tri pikë të mëdha në garën për titull të kampionit.
Mërgim Pevqelit në minutën e 12-të, dhe Endrit Krasniqit në minutën e 90+2, shënuan nga një gol për fitoren e prishtinasve.
Pas kësaj fitore, Prishtina merr kreun e tabelës me 34 pikë, një më shumë së Trepça ’89 e cila nesër luan kundër Llapit, kurse, Besa mbetet e pesta me 24 pikë.
Ndërkaq, ndeshje tjetër e ditës së sotme e luajtur në “Bajram Aliu” te Skenderajt mes Drenicës dhe Gjilanit është mbyllur baras 1-1.
Gjilanasit kaluan të parët në epërsi me golin e Isa Eminhazirit në minutën e 59-të, kurse, drenicasve një pikë ua siguroi Armend Abazi në minutën e 70-të.
Drenica arrin në kuotën e 18-të pikëve dhe zë vendin e tetë, aq sa ka edhe Gjilani në pozitën e shtatë.
Superliga / Java-15-të
Rezultatet
Prishtina – Besa 2-0
Drenica – Gjilani 1-1
Nesër takohen:
Drita – Liria
B.Kosumi, J.Musolli, E.Zeqiri, T.Maloku
Trepça – Hajvalia
B.Gashi, F.Jakupi, B.Rama, I.Shuleta
Llapi – Trepça’89
G.Nuza, D.Preniqi, B.Morina, H.Hajdari
Ferizaj – Feronikeli
B.Jahmurataj, F.Sekiraça, R.Hyseni, L.Mustafa
Të gjitha ndeshjet fillojnë në orën 13:00.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...