19 Nëntor 2016 - 14:30
Interi është duke kaluar nëpër një fazë të vështirë që prej fillimit të sezonit, edhe pse transferuan yjet si Joao Mario, Antonio Candreva dhe Gabriel Barbosa.
Stefano Pioli ka marrë drejtimin e “Zikaltërve” dhe të dielën do të përballet me rivalin lokal Milanin, që pozicionohet pesë pikë prapa liderit Juventusit.
“Pioli do të punojë në përqendrimin e lojtarëve. Në aspektin individual, Interi është në nivelin e Juventusit – nuk mund t’i nënvlerësoni në këtë takim”, ka thënë Montella.
“Duhet të tentojmë që të shprehim veten tonë, me agresivitet dhe pak frikë, siç kemi bërë kundër Juventusit. Nuk mendoj se jemi favoritë, por nuk është ndeshje vendimtare. Është ndeshje e rëndësishme për ne dhe fansat”.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...