Wenger kërkon fitoren e parë përballë Mourinhos

19 Nëntor 2016 - 11:45      

Arsene Wenger kurrë nuk ka pasur rast më të mirë që të mposhtë më në fund Jose Mourinhon, kur ekipi i tij, Arsenal, viziton stadiumin "Old Trafford" për t'u përballur me Manchester Unitedin e goditur nga lëndimet dhe suspendimet.

Ky duel zhvillohet të shtunën (sot), në kuadër të xhiros së 12-të të Premier Leagus dhe nis në orën 13:30.

Francezi Wenger kurrë nuk e ka mposhtur Mourinhon. Ka 13 ndeshje zyrtare prej vitit 2004 kur janë përballur për herë të parë. Po ashtu, edhe Arsenali ka rast të artë për ta regjistruar fitoren e parë në "Old Trafford" prej vitit 2006.

Manchesteri në këtë ndeshje do të jetë i hendikepuar pa gjashtë futbollistë, në mesin e tyre Zlatan Ibrahimoviq e Eric Bailly. Do të mungojnë edhe Chris Smalling, Antonio Valencia, Marouane Fellaini dhe Luke Shaw. Ndërkohë, Arsenali do të jetë i kompletuar pas kthimit të sulmuesit Alexis Sanchez. Ai ka kuruar lëndimin tashmë.

Moruinho para fillimit të këtij edicioni mori drejtimin e Manchesterit, por gjërat nuk shkuan ashtu siç priteshin, me gjithë investimet e mëdha gjatë afatit kalimtar të verës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...