19 Nëntor 2016 - 09:31
Është Prishtina që derbin e javës së 15-të të kampionatit të Kosovës në futboll, ndaj Besës, e luan në Obiliq, për shkak të rinovimit të stadiumit të saj. Derbi i xhiros luhet të shtunën (sot) nga ora 13:00. Prishtina me fitore eventuale ngrihet në pozitën e parë, të paktën përkohësisht.
Aktualisht është e dyta me 31 pikë, dy më pak se Trepça '89 që prin. Besa është e pesta me 24 pikë. Pejanët synojnë që me fitore t'i afrohen edhe më shumë kreut. Prishtina, të martën në Kizhnicë, barazoi pa gola me Hajvalinë, në kuadër të javës së 14-të. Ndërkohë, Besa një ditë më vonë fitoi 2:1 ndaj Drenicës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...