Prishtina pret skuadrën që ia dha “të mbrapshtën”

19 Nëntor 2016 - 09:12      

Bashkimi ka befasuar Sigal Prishtinën në hapje të edicionit të kampionatit të Kosovës në basketboll. Më 9 tetor në Prizren, Bashkimi fitoi ndaj kampiones në fuqi me shifrat 89:82.

Kështu nisi një seri e rezultateve negative të Prishtinës, që nuk po përfundon ende. Prishtina prej asaj kohe ka shënuar ngritje të madhe në formë, por ajo nuk po konkretizohet edhe me fitore. Te Prishtina presin që ndeshja e re me Bashkimin të shënojë një fillim të ri - atë të fitoreve rresht dhe jo vetëm ndaj skuadrave ndaj të cilave llogaritet favorite e madhe, shkruan sot Koha Ditore.

Prishtina e pret Bashkimin të dielën nga ora 19:00 në kuadër të javës së tetë të Superligës së Kosovës në basketboll. Kjo javë shënon fillimin e raundit të dytë të garave të rregullta. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...