Projekti për Kosovën e re gjen përkrahje në gjithë Evropën

19 Nëntor 2016 - 08:59      

Otrant Kastrati, të premten, ka marrë rrugë nga Austria për në Kosovë. Vizita e re në vendin e prejardhjes dallon prej vizitave të mëparshme që Kastrati i ka bërë Pejës e Kosovës. Ai vjen me shpresë për të bërë vend në përfaqësuesen U-19 të Kosovës në futboll.

Kastrati është një prej 53 lojtarëve që javën e ardhshme do të stërvitet për tri ditë me U-19 të Kosovës, në grumbullimin e radhës që planifikohet të përdoret për krijimin e një përfaqësueseje sa më të fortë, të gatshme për debutim në skenën evropiane. Stërvitjet e Kosovës do të mbahen prej 22 deri më 24 nëntor, në fushën me bar artificial në Drenas, shkruan sot Koha Ditore.

Përzgjedhësi i U-19 të Kosovës, Ramiz Krasniqi, shpreson që prej këtij grumbullimi të selektojë lojtarët më të mirë, që me gjasë vitin tjetër do të mbrojnë ngjyrat e Kosovës në eliminatore për evropianin e kësaj grupmoshe. Një prej të selektuarve shpreson të jetë edhe Kastrati. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...