Foto: Reuters

Leipzigu i pathyeshëm, mposht edhe Leverkusenin

18 Nëntor 2016 - 22:35      

Leipzigu po vazhdon të jetë shumë e fortë në këtë sezon në Bundesligë.

Në ndeshjen hapëse të xhiros së 11 në Bundesligë, Leipzigu arriti të shënojë fitoren e 8 në këtë sezon dhe atë në udhëtim te Leverkuseni, raporton Koha.net.

Mysafirët fituan me rezultat 2 me 3 në takimin e sotëm, përkundër fillimit më të mirë të Leverkusenit, që kaloi në epërsi qysh në minutën e parë përmes Kampl.

Pas vetëm tre minutave Leipzigu barazoi shifrat me autogolin e shënuar nga Baumgartlinger .

Në minutën e 45+2 epërsinë Leverkusenit ia ktheu Brandt, për t’a dërguar në pushim të pjesë lojës në epërsi ekipin e tij.

Në pjesën e dytë Calhanoglu humbi rast të artë për ta shënuar golin e tretë për vendasit, por u tregua i pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 54.

Këtë gabim të Leverkusenit e shfrytëzuan mysafirët që barazuan shifrat në minutën e 67 përmes Forsbergut.

Dhe në minutën e 81 Leipzigu shënoi edhe golin e fitores përmes Orbanit.

Me këtë fitore Leipzigu mban vendin e parë me 27 pikë, tre më shumë se Bayerni që mban vendin e dytë.

 

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...