18 Nëntor 2016 - 21:41
Para emërimit të Venturës në krye të stolit të Italisë, trajneri i kombëtares shqiptare ishte përfolur shpesh si një ndër kandidatët e mundshëm, dhe tani konfirmon se ishte shumë pranë stolit të të kaltërve ndërsa u shpreh në lidhje me sfidën e ardhshme të kuqezinjve që do ta nisin impenjimin e parë zyrtar për 2017 pikërisht përballë Italisë.
“Sfida e ardhshme kundër Italisë? Do të kem një stimul më shumë për të bërë mirë, – deklaroi de Biasi duke shtuar, – Pjesa më e madhe e shqiptarëve bëjnë tifo për Italinë pas Shqipërisë. Shpresoj të bëj më mirë se herën e fundit. Po unë isha një hap larg kombëtares italiane dhe e di atë që më pengoi, është një njeri i vetëm”, u shpreh De Biasi.
Më pas trajneri i Shqipërisë preku edhe temën e ndeshjes së fundit ndaj Izraelit për të cilën deklaroi, transmeton Supersport.
“Jam ende i tronditur nga disfata 3-0 në shtëpi kundër Izraelit. Shpresojmë ta marrim veten shpejt. Në fillim të fazës së eliminatoreve e dinim që do të ishte shumë e vështirë, pasi Italia dhe Spanja kanë shumë kualitet”, shprehet ai.
Në fund edhe një mendim për Elseid Hysajn që këto ditë është përfolur shumë si një objektiv primar i Jose Mourinhos në merkaton e Manchester United.
De Biasi deklaroi se mbrojtësi shkodran ka qenë gjithmonë shumë i zoti në aspektin taktik, pasi arrin të dalë përpara dhe të mbrojë duke shtuar se Hysaj është vetëm 22 vjec dhe mund të përmirësohet ende.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...