Hazard thotë se nga Chelsea do të largohej pas shpalljes kampion

18 Nëntor 2016 - 17:53      

Ylli i Chelseat, Eden Hazard ka thënë se nëse do të largohej nga klubi londinez do të ishte vetëm pas triumfit në Premier Ligë, transmeton Koha.net.

Ai në një intervistë për The Guardian ka thënë se sistemi i ri nga Antonio Conte i ka dhënë liri në fushë, dhe kjo është arsyeja e ngritje së formës së tij.

“Pasioni dhe entuziazmi i Contes shihet qartazi, ai ka folur me mua për sistemin e lojës së tij, dhe i kisha thënë se nuk doja të largohesha për shkak të një sezoni të dobët. Nuk doja që të largohesha në atë mënyrë, nëse ndonjëherë do të largohem, do të jetë pas triumfit të ligës. Duhet të arrini gjëra të mëdha, në mënyrë që njerëzit të ju kujtojnë për gjëra të mira”, është shprehur Hazard.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...