Skuadra braziliane ia sheh sherrin vajzës së trajnerit

18 Nëntor 2016 - 09:56      

Skuadra braziliane e futbollit Gremio, është dënuar pasi që vajza e trajnerit Renato Gaucho është futur në fushë, kur skuadra fitoi ndeshjen gjysmëfinale të kupës.

Carolina Portaluppi 22-vjeçare, kishte qenë në bankinë në fazën e fundit të ndeshjes, para se të futej në fushë për të festuar.
Gjykata Superiore e Drejtësisë Sportive në Brazil ka urdhëruar Gremion që ndeshjen e dytë finale të kupës ta luajë jashtë shtëpisë, shkaku i këtij incidenti, transmeton Koha Ditore.

"Gremio është ndëshkuar për futjen në fushë të Carol Portaluppit pas ndeshjes gjysmëfinale të Kupës së Brazilit mes Gremios dhe Cruzeiros. Tribunali nuk është duke gjykuar dashurinë e një babai për vajzën, por një akt që nuk është i lejuar", është thënë nga gjykata të enjten.

Klubi po ashtu është gjobitur me 30 mijë realë (8.250 euro), ndërsa Gauchos është paralajmëruar se mund të përballet me masa të tjera disiplinore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...